21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Aksident me fatalitet në Malishevë: Vdes një person pasi u godit nga vetura

Një aksident ka ndodhur në fshatin Balincë të Malishevës nga ku ka mbetur i vdekur një person.

Vetura ka shkelur këmbësorin pak pasi ky i fundit ka kaluar barrierat e metalta që ndan shiritat e rrugës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Nystret Gjurkaj nga Policia e Kosovës.

Gjurkaj ka njoftuar se këmbësori ka pësuar lëndime serioze e më pas u dërgua në QKMF, por aty ka mbërritur pa shenja jete, derisa është konfirmuar edhe vdekja.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës:

Me date 07.05.2021 rreth orës 18;10, ne rrugën magjistrale Prishtine –Peje, pikërisht ne fshatin Balinc te Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku goditje  e këmbësorit me fatalitet. Deri te aksidenti i ndodhur dyshohet se ka ardhur derisa automjeti , kishte qene duke qarkulluar ne aksin rrugor Prishtine-Peje, mirëpo me te arritur ne fshatin Balinc, pikërisht përballë market “Aldi”,derisa vetura ne fjalë kishte qene ne lëvizje ne shiritin e majte qarkullues pasi qe rruga ishte me dy shirita qarkullues ne nje drejtim, por për një moment papritmas i ka dale një këmbësor ne rrugë i cili kishte ardhur prej anës  se majte te rrugës, e me pas duke i kaluar barrierat e metalta, përkundër rregullave te trafikut, ku vozitësi duke mos e vërejtur nuk ka mundur qe ti evitohet goditjes dhe me pjesën e parme ballore ana e majtë e veturës e ka goditur këmbësorin i cili sapo kishte filluar qe te del ne rrugë prej anës se majte, dhe  pas goditjes vetura e kishte bartur këmbësorin disa metra përpara , ku me pas e kishte përplasur ne rruge ne shiritin e majte qarkullues,. Si pasoje e goditjes këmbësori kishte pësuar lëndime serioze për jete, ku nga disa kalimtar te rastit sipas tyre kishte pasur shenja jete, dhe e kishin dërguar ne QKMF ne Kijeve, viktima ishte sjelle pa shenja jete , ku edhe e kane konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa vozitësi po ashtu kishte pësuar lëndime trupore, fillimisht ishte dërguar ne QKMF ne Kline, e pasi qe kishte pësuar frakturë ne dorën e majte, mirëpo me urdhër te prokurorit kujdestar  vozitësi është sjelle ne spitalin rajonal ne Gjakove, për tretman me te gjere mjekësor, mirëpo është i ndaluar me vendim te  prokurorit kujdestar dhe është ne mbikëqyrje te organeve policore ne repartin ortopedik. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestarë i Shtetit, i cili ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe me urdhër te tij me pëlqimin e familjarëve viktima ju është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Më Shumë

Zafir Berisha prezanton iniciativën politike “Bashkimi Demokratik i Prizrenit” – gati për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, prezantoi zyrtarisht iniciativën qytetare politike “Bashkimi Demokratik i Prizrenit” (BDP), e cila do të garojë në zgjedhjet lokale...

Kurti: Ofruam dy kompromise, opozita s’u tregua e gatshme për marrëveshje

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e partive politike që iu përgjigjën ftesës së tij për takim,...

Lajmet e Fundit