Shtohet konkurrenca për Camavingan

Pas Real Madridit, edhe Arsenali e Barcelona janë futur në garë për mesfushorin francez Eduardo Camavinga, ka raportuar të martën gazeta spanjolle “Mundo Deportivo”. Camavinga pritet të largohet nga Rennesi pas përfundimit të këtij edicioni me skuadrat e interesuara që janë të gatshme të ofrojnë deri në 50 milionë euro dëmshpërblim.

Te Barcelona po e shohin Camavingan si zëvendësim ideal për Sergio Busquetsin dhe do të mundohen të mposhtin konkurrencën e skuadrave tjera për kartonini e tij.

Camavinga në janar të vitit 2019 është promovuar në ekipin e parë të Rennesit dhe këtë edicion ka shënuar një gol e ka bërë tri asistime në 37 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Rennesin deri vitin e ardhshëm kurse ka regjistruar edhe tri ndeshje e ka realizuar një gol me Përfaqësuesen e Francës.

Më Shumë

“Nuk largohem pa e përmbyll me Lirinë” – Munishi hedh poshtë spekulimet

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka mohuar raportimet mediatike për një largim të mundshëm nga klubi dhe për bisedime me skuadra të...

Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHKM) ka bërë të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat minimale...

Lajmet e Fundit