NISMA në Prizren mesazh urimi për Fitër Bajram

NISMA Socialdemokrate në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët islam me rastin e Festës së Fitër Bajramit.

“Fitër Bajrami vjen pas muajit të madhërishëm të Ramazanit, muajit të agjërimit, ku besimtarët u sprovuan me thellimin e besimit, disiplinën shpirtërore dhe fizike, duke kryer një obligim fetarë të rëndësishëm të fesë islame”, thuhet në urim.

“Festa e Fitër Bajramit është një rast për të gjithë ne, si qytetarë të këtij vendi, të ndajmë mes vete gëzimet dhe urimet më të mira, dhe të punojmë për një të ardhme edhe më të mirë për vendin tonë”.

“Qytetarët tanë të besimit islam shquhen për kultivim të vlerave humane, për urtësi, shpirt paqësor, tolerant dhe respekt për njerëzit e besimeve të ndryshme”.

“Urojmë edhe njëherë të gjithë besimtarët islam me rastin e Festës së Fitër Bajramit, duke i’u dëshiruar më shumë paqe, harmoni, solidaritet dhe unitet në familjet e tyre. Urime!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe veprimtari Elbasan Xhezair Shoshaj

Ka ndërruar jetë veprimtari, mësuesi, patrioti, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së për rajonin...

Lajmet e Fundit