-5.6 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Rihanna po punon për këngë të reja, së shpejti publikon edhe albumin “R9”

Fansat e Rihannas janë duke pritur që një kohë të gjatë për këngë të reja nga artistja e cila ka pesë vjet që ka pauzuar në këtë drejtim.

Një raport i publikuar së fundmi thekson se albumi i nëntë i Ririt, i titulluar “R9” do të vijë më në fund, ndonëse nuk janë dhënë detaje lidhur me të.

Këngëtarja 33-vjeçare nga Barbadosi po vazhdon të mbajë në pritje fansat e saj, edhe pse në vitin 2020 kishte bërë të ditur se është duke punuar shumë që të sjellë hite të reja.

Sipas raportimeve, Rihanna tani jo vetëm që po ingjizon këngë të reja por është duke punuar edhe për një videoklip të ri.

“Rihanna është duke punuar jo publikisht për këngë të reja dhe albumi i saj i nëntë do të vijë së shpejti. Pandemia i ka ngadalësuar shumë gjëra”, ka thënë për The Sun një burim i afërt me këngëtaren.

Albumi i fundit i Rihannas “ANTI” është publikuar në vitin 2016. Në vitin 2019, këngëtarja kishte shpërndarë një video duke realizuar këngë të reja në një studio muzikore. / KultPlus.com

 

Më Shumë

I ndërtohet shtëpia nënës së dëshmorit të kombit, Avni Buçaj

Sot është bërë ceremonia e dorëzimit të çelësave të shtëpisë për nënën e dëshmorit të kombit, Avni Mursel Buçaj, nga fshati Lladroc i Komunës...

Incidenti tragjik në Prizren ku vdiq fëmija njëvjeçar, policia thotë se shtëpia u përfshi nga zjarri në “rrethana të panjohura”

Një fëmijë i moshës rreth njëvjeçare vdiq dje në një shtëpi në Prizren që u përfshi nga zjarri. Ndërkaq, dy fëmijët tjerë u shpëtuan dhe...

Lajmet e Fundit