Prizreni vijon vaksinimin, pasi furnizohet me 1.620 doza

Në Prizren ka vazhduar sot pasdite vaksinimi anti-Covid.

Kryetari i Komunës Mytaher Haskuka, ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për pritjet, meqë sipas tij, ka nevojë për regjistrim.

Gjithashtu ka shfaqur shpresën se do të ketë furnizime të reja me vaksina nga MSh-ja, meqë sasia aktuale është e mjaftueshme vetëm për 3-4 ditë.

“Momentalisht ne mund të bëjmë deri në 500 vaksina në ditë. Me këtë sasi që kemi, faktikisht do t’i kemi 3-4 ditë furnizim. Por mirë është që ka interesim nga qytetarët…”, ka deklaruar Haskuka.

Sot pasdite ka arritur në Prizren kontingjenti prej mbi 1 mijë e 600 vaksinave.

Ndërsa, drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj, ka pohuar se numri i të moshuarve të interesuar për vaksinim është në kuadër të suazave normale dhe se për të shmangur tollovitë dhe për t’i respektuar masat kufizuese po aplikohet sistemi i terminëve.

“Ne kemi bërë terminë, e kemi paraparë se sa vaksina mund t’i japim sot dhe të gjithë ata që nuk kanë mundësi dhe qasje për ditën e sotme, i kemi caktuar termin për ditën e nesërme dhe pasnesër”, ka deklaruar Elezkurtaj.

https://www.koha.net/kosove/270996/prizreni-vijon-vaksinimin-pasi-furnizohet-me-1-620-doza/

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Lajmet e Fundit