2.8 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Haradinaj në Kuvend pyet Kurtin: “Mos je agjent i Serbisë?”

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka pyetur kryeministrin Albin Kurti “Mos je njeri i Serbisë”.

Pyetja e Haradinaj në Kuvend vjen pas darkës së Albin Kurti me liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bruksel dhe deklaratës për kriminelët e luftës.

“Kryeministër a je i rekrutuar prej shërbimeve serbe gjatë kohës sa ke qenë në burg, a mban diçka Serbia mbi ty me të cilën të mban peng sot e kësaj dite apo nga çlirimtarët që janë detyruar të mbajnë pushkën në dorë për lirimin e vendit. Duhet të deklarohesh një herë se qarkullojnë gjatë këto. Kur shkon në Bruksel, tregona çka po i sjell Kosovës nga shkuarjet atje”, tha Haradinaj ndërsa gjatë fjalimit të tij ndërhyri kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili i tha: “Kujdes me fjalorin parlamentar”.

Ai ka pyetur kryeministrin Kurti se c?ka realisht e?shte? duke i sjellë Kosove?s nga vizitat ne? Bruksel.

“Nga shkuarjet ne? Bruksel, c?ka realisht po i sillni Kosove?s”, ka pyetur Haradinaj.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar pas darkës me liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, se procesi i dialogut me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund të ecin shumë më shpejt nëse i përmbahen tri vlerave të demokratizimit, të luftohen autokracitë në Ballkan, të luftohen oligarkitë dhe të eliminohen nga skena politike dhe institucionet kriminelët e luftës dhe të paqes. Edhe më tej, në Ballkanin Perëndimor kemi edhe kriminelë të luftës dhe të paqes që dominojnë në institucione”, ka thënë Kurti duke aluduar në liderët e shtetit të Serbisë. /Telegrafi/

Më Shumë

Bedri Hamza me përfaqësuesit e bizneseve në Prizren: Lehtësira fiskale dhe qasje më e mirë në kredi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot një vizitë në Prizren, ku ka takuar biznesmenë dhe...

Ndalohen fishekzjarrët gjatë festave të fundvitit në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësira publike...

Lajmet e Fundit