Arrestohet një person në Prizren, i dyshuar për shitje dhe posedim të substancave narkotike

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, për shitje dhe posedim të substancave narkotike.

Rasti ka ndodhur ditën e enjte, rreth orës 15:00.

“Njësiti i DHTN nga burimet informative kanë pranuar një informatë për shitje të narkotikëve nga i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër verbal të prokurorit dhe pëlqimit të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrolli i banesës së të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu, Policia ka treguar se cfarë ka gjetur gjatë kontrollit tek personi i dyshuar.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: 113.46 gr marihuanë e cila ishte e ndarë në qese plastike, një pako me rizlla, dy mulli për bluarje, një peshore digjitale, një fishek i cal, të pa njohur dhe një telefon”, bëhet e ditur në njoftim.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit

Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës, është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e ndodhur në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit,...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe veprimtari Elbasan Xhezair Shoshaj

Ka ndërruar jetë veprimtari, mësuesi, patrioti, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së për rajonin...

Lajmet e Fundit