10.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Mediat turke e bëjnë fakt të kryer transferimin e Shaqirit: Ylli botëror po vjen në Superligë

Xherdan Shaqiri duket se do të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohet nga Liverpooli.

Ylli nga Kosova nuk ka pasur një vit shumë të mirë te Liverpooli dhe trajneri Jurgen Klopp nuk po llogarit në shërbimet e tij për edicionin e ardhshëm.

Shaqiri pritet të largohet nga Anfield dhe e ardhmja e tij duket se është në elitën e futbollit turk.

Së paku kështu raportojnë mediat turke që e bëjnë të kryer kalimin e Shaqirit te gjiganti Fenerbahce.

Fotomac’ e ka cilësuar Xherdanin si një yll të madh të futbollit botëror që do t’i bashkohet Fenerit gjatë verës.

Madje gazeta në fjalë tregon edhe detaje nga marrëveshja, ku Shaqiri pritet t’i bashkohet Fenerit si huazim me të drejtë blerje në verën e vitit 2022.

29-vjeçari nga Gjilani këtë edicion është paraqitur në 22 ndeshje zyrtare me Liverpoolin ku ka të shënuar një gol të shënuar dhe ka bërë katër asistime.

Gjithnjë sipas mediumit në fjalë, në garë për Shaqirin është edhe gjiganti arab Al Hilal, skuadër ku luajnë edhe yjet si Sebastian Giovinco, Bafetimbi Gomis, Luciano Vietto dhe Andre Carillo.

Gjithsesi largimi i shqiptarit nga Liverpooli duket i sigurt, por mbetet të shihet se ku do të transferohet edhe pse Fenerbahce është skuadra favorite për të nënshkruar me të. /Telegrafi/

Më Shumë

Vërmicë: Konfiskohen 25% e parave të padeklaruara të një udhëtari

Në pikën kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një sasi të mjeteve monetare të padeklaruara që u gjetën në çantën e dorës së...

Artan Abrashi takon deputeten shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj Perlaskaj

Në një ditë me diell në zemër të Prizrenit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës, Artan Abrashi, është takuar me deputeten shqiptare...

Lajmet e Fundit