19.9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Nxënëset e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, fituese të garës “Shkencëtari i ri”

Nxënëset e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, janë renditur në vendin e parë dhe të dytë në nivel nacional në garën “Shkencëtari i ri”, e cila u mbajt të premten në Prishtinë.

Nxënëset fituese janë Ermir

a Karahoda dhe Vlera Berisha.

Postimi i plot i U.D. drejtorit të gjimnazit “Gjon Buzuku”,nw Prizren Jeronim Susuri

Gjimnazitët e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, renditën në vendin e parë dhe të dytë në nivel Nacional në garën “Shkencëtari i Ri”, e cila u mbajt të premtën më datë 21.05.2021, në Gjimnazin Matematikorë në Prishtinë.

Gara u zhvillua në lëndët e shkencave natyrore (fizikë, kimi dhe biologji)
Në këtë garë morën pjesë gjimnazist nga këto komuna: Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Ferizaj.

Nxënësit që fituan vendin e parë dhe të dytë në nivel Nacional janë:
1. SHML “Gjon Buzuku”- Emira Karahoda, 78 pikë
2. SHML “Gjon Buzuku”- Vlera Berisha, 70 pikë

Drejtoria e shkollës është falenderues ndaj punës së mësimdhënësve dhe nxënësve për arrijten e këtyre rezultateve si dhe uron për suksese të vazhdueshme!
E falenderojmë komisionin në nivel shkolle : Milazim Kastrati, Muharrem Elezkurtaj dhe Jakup Hotin për angazhimin e tyre në këtë garë si dhe Nexhat Maçkaj përfaqësues nga DKA në Prizren.

Më Shumë

22-vjeçari nga Peja kapet gjatë natës me pistoletë dhe thikë në Prizren

Policia në Prizren ka ndaluar një 22-vjeçar nga Peja, i cili gjatë kontrollit është kapur i armatosur me pistoletë dhe thikë. Sipas njoftimit të policisë,...

Kujtim Gashi nuk kandidon për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Gashi, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes një njoftimi...

Lajmet e Fundit