2.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

“A e keni seriozisht?” – reagimi i Diego Simeones kur e kuptoi se Luis Suarez ishte transferim i mundshëm për Atleticon

Diego Simeone ka zbuluar entuziazmin e tij kur dëgjoi për herë të parë për mundësinë e nënshkrimit të Atletico Madridit me Luis Suarezin që në atë kohë ishte te Barcelona.

Sulmuesi uruguaiain ka luajtur një rol kryesor në triumfin e Los Rojiblancos në titullin La Ligës dhe trajneri i tij e dinte se ai mund të bënte ndryshimin para se të bashkohej verën e kaluar.

“Kur doli mundësia [që Atletico Madrid të nënshkruajë me Luis Suarez] klubi më thirri dhe më tha: ‘Cili është mendimi juaj për Luis Suarez?’. Dhe unë iu përgjigja: ‘A keni seriozisht?’, zbuloi Simeone në një intervistë për emisionin ESPN F360.

“Mos më pyet, le të shkojmë për të dhe ata më lënë të flas me të. Kur fola me të, gjëja e parë që i thashë ishte: ‘Shiko, Luis, ne kemi nevojë për të fituar dhe ti dëshiron të fitosh kështu që dera është e hapur’”.

Simeone shtoi se ai ishte i befasuar nga dëshira e Suarez që nga dita kur ai u bashkua me Atletico Madridin.

“Ka lojtarë që janë të bekuar me magji, si Suarez, i cili është një fitues”, vazhdoi Simeone.

“Ai arriti nga Barcelona pas bisedimeve dhe kishte rebelimin e një fëmije 20-vjeçar, me një entuziazëm, me dëshirën për të treguar se ai ende e kishte atë ndjenjë … dhe kur një djalë, i cili është mësuar me mentalitetin fitues, vjen në një ekip që duhet të fitojë … viti në vazhdim mund të duket edhe më i mirë”, ka shtuar më tej argjentinasin. /Telegrafi/

Më Shumë

Një person arratiset përkohësisht nga dhomat e ndalimit në Rahovec

Një person i privuar nga liria ka tentuar të arratiset mbrëmjen e së dielës nga Stacioni Policor në Rahovec. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rreth...

Dragashi ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike, përjashtim nata e ndërrimit të viteve

Komuna e Dragashit ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në hapësirat e hapura publike, me qëllim të ruajtjes së rendit...

Lajmet e Fundit