Rexhaj i VV sqaron deklaratën e Kurtit: Kriminelët e Ballkanit janë serbët

Në emisionin “Prime” në RTK, po përballën përfaqësues të pozitës dhe opozitës: Arbër Rexhaj nga VV-ja dhe Hajdar Beqa nga PDK-ja.

Deputeti dhe përfaqësuesi VV-së Arbër Rexhaj duke folur për Gjykatën Special tha se kryeministri Albin Kurti e ka potencuar edhe në takime me forume të ndryshme se për ne, si VV, kriminelët e Ballkanit e kanë veç një emër, ata sillen lirshëm në rrugët e Beogradit.

Ndrësa sa i përket deklaratës së Kurtit, Rexhaj shtoi se deklarata e Kurtit nënkupton që kriminelët e Ballkanit, janë serbët.

Në këtë përballje sa përket Gjykatës Special dhe deklaratës së Kurtit, deputeti dhe përfaqësuesi i PDK-së Hajdar Beqa, tha se Thaçi dhe Veseli, nuk kanë bërë kalkulime, vetëm të dëshmohet lufta çlirimtare.

Tutje Beqa ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti. “Me këtë deklaratë, unë dhe qyetarët e kemi kuptuar që edhe shokët e Adem Jasharit po i konsideron si kriminelë lufte”, tha Beqa. /RTKLive/

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit