7.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Liverpooli nxjerr në shitje Xherdan Shaqirin dhe shtatë futbollistë të tjerë

Liverpooli ka kompletuar transferimin e parë për edicionin 2021/22.

Mbrojtësi i talentuar francez Ibrahima Konate është bashkuar me The Reds nga RB Leipzig për 40 milionë euro.

Megjithatë tani gjiganti anglez synon që të largojë disa futbollistë në të cilët trajneri Jurgen Klopp nuk llogarit për vitin e ardhshëm.

Sipas asaj që ka lajmëruar Liverpool Echo, gjiganti anglez ka nxjerr në shitje tetë futbollistë nga të cilët synon të fitojë mbi 90 milionë euro.

Në listën e largimeve është edhe ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri që nuk ka pasur shumë hapësira këtë edicion.

Roma, Lazio, Fenerbahce dhe Sevilla janë skuadrat e interesuara për reprezentuesin zviceran.

Listës së lojtarëve që pritet të largohen i bashkohen edhe portieri Lloris Karius, Marko Grujic, Takumi Minamino, Harry Wilson dhe Ben Woodburn.

Në listë për tu larguar nga Anfield gjatë verës janë edhe dy sulmuesit Divock Origi dhe i riu Taiwo Awoniyi.

Nga parat e mbledhura nga shitja e këtyre futbollistëve, Liverpooli synon të përforcohet në disa reparte.

Donyell Malen, Jadon Sancho, Eduardo Camavinga, Florian Neuhaus, Franck Kessie e Sander Berge janë vetëm disa nga emrat të cilët ndodhen në listën e Jurgen Klopp për t’i transferuar në Anfield për edicionin e ri. /Telegrafi/

Më Shumë

U hapën LOD Milano–Cortina 2026, Kryeziu dhe Kokaj bartën flamurin e Kosovës 

Me një ceremoni spektakolare janë hapur zyrtarisht Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, të cilat do të zhvillohen nga dje e deri më...

Bashkimi më i mirë se Ylli në Suharekë

Bashkimi ka shënuar një fitore të rëndësishme në xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Prizrenasit mposhtën Golden Eagle Yllin në derbin...

Lajmet e Fundit