20 raste të reja me COVID-19 të shtunën në Kosovë

20 raste të reja me koronavirus janë regjistruar të shtunën në Kosovë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 2066 mostra. Me 20 rastet pozitive, përqindja e rezultateve pozitive në raport me numrin e testeve është 0.9 për qind.

Në këtë periudhë kohore s’është raportuar asnjë rast i vdekjes.

Aktualisht janë 1334 raste aktive me COVID-19, në nivel vendi.

Nga fillimi i pandemisë e deri tash janë regjistruar 107 mijë e 486 raste pozitive. Nga ta 2244 persona kanë humbur betejën me virusin

Më Shumë

Numërohen mbi 96% të votave në Suharekë, po prin VV-ja

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Tani kur janë numëruar mbi 96% të votave në Suharekë, po prinë Vetëvendosje...

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Lajmet e Fundit