Hatim Baxhaku thotë se VV’ja po punëson njerëz siç punësonte PAN-i dikur

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hatim Baxhaku ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për punësimin e njerëzve sikurse që punësonte PAN-i dikur.

Baxhaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se nepotizmi partiak e familjar është një ‘Deja-Vu’

 

“A po ju kujtohën frazat : ‘Prej medieve kam kuptuar se është punësuar/ emruar djali, daja, nipi, bashkëshortja/ i ,baxhanaku, ortaku apo militanti politik në ate pozit”; “ Ajo/ ai është vajza, djali, nipi, ortaku, militanti dhe zyrtari partiak por eshte ekspert dhe me pervoj dhe e meriton’; “ Nuk ka lidhje që i ka tre a kater te punesuar ne ate institucion apo organizat punuese publike sepse edhe ata duhet te punojne dhe janë aty me merita’

A ishte edhe me parë ne kohën e PAN-it kështu a po m’doket?!?!?!”, ka shkruar Baxhaku.

Ky reagim i tij erdhi pas raportimeve në media se nipi i Besnik Bislimit është propozuar për anëtar të KShC-së nga qeveria, në të cilën daja i tij ushtron pozitën e dytë më të rëndësishme dhe mbesa e Jahja Kokës është emëruar si Ushtruese e Detyrës së sekretarit të MASHT-it.

Më Shumë

Haxhiu takon qytetarët në Sharri, Buzez dhe Shajnë: Krejt për Shtet e Shtet për Krejt

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu së bashku me kandidatin për deputet nga Sharri, Filiz Mustafa, kanë zhvilluar tri takime të ndara me...

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Lajmet e Fundit