Van de Beek mungon në EURO 2020

Holanda ka marrë një lajm jo të mirë në mëngjesin e 8 qershorit.

Mesfushori i Manchester United, Van de Beek, do të mungojë në EURO 2020 pr shkak të një lëndimi që ka pësuar në stërvitje.

Donny Van de Beek ishte në plan që të ishte një nga mesfushorët startues të skuadrës së De Boer.

Por, një lëndim do të jetë arsyeja që ai nuk mund të jetë pjesë e këtij Evropiani.

Kjo është një goditje e rëndë edhe për futbollistin, që po priste me padurim të përfaqësonte tulipanët për herë të parë në një kompeticion madhor.

Lista e Holandës tani do të reduktohet në vetëm 25 futbollistë.

Kjo vjen pasi që trajneri De Boer nuk do të thërras ndonjë zëvendësim për Van De Beek.

De Roon, Gravnberch, Klassen dhe Koopmeiners janë në radhë për të marrë vendin e titullarit në mungesë të Van de Beek.

Wijnaldum dhe Frenkie de Jong janë dy futbollistët e Holandës që e kanë të siguruar pozitën e tyre në mesfushë.

Holanda e hap Evropianin ditën e diel, më 13 qershor, përballë Ukrainës në “Johan Cruijff ArenA”.

Ata bëjnë pjesë në grupin C, bashkë me Austrinë, Maqedoninë dhe Ukrainën.

Holanda kthehet në një kompeticion madhor për herë të parë që nga botërori i vitit 2014.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Cili ishte motivi i vrasjes së imamit në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Sipas, sekretarit të KBI-së për rajonin e Gorës, Ajhan...

Lajmet e Fundit