30.4 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Vdes në moshën 70-vjeçare ylli i serisë “The Bill” – Ben Roberts

Aktori Ben Roberts, i njohur për portretizimin e rolit të kryeinspektorit Derek Conway në serinë “The Bill”, që ishte transmetuar nga viti 1987 deri më 2002, ka vdekur të enjten në moshën 70-vjeçare.

Vdekja e tij është konfirmuar nga ish-agjenti i aktorit, i cili e ka quajtur Robertsin aktor “të mrekullueshëm” që ka pasur “një karrierë të gjatë në teatër, televizion dhe film”.

Personazhi i Robertsit në dramën policore ishte ai i një polici tipik të kohës më të vjetër dhe prej negociatori të trajnuar. Seria kishte përfunduar me vrasjen e Conwayit, kur i ishte hedhur një bombë në veturën e tij.

Më pasm ai ishte paraqitur në versionin e filmit të vitit 2011 “Miss Peregrine’s Home for Peculiar Children”, me regji të Tim Burtonit.

I lindur në Bangor më 1950, Roberts ka debutuar me paraqitjen e tij në filmin “A Woman’s Place” më 1978. Ai ka luajtur edhe në serialet “The Professionals”, “Angels” dhe në një episod të serisë “Doctor Who”, në vitin 1984.

Ai ka lënë prapa vetes bashkëshorten Helen Lloyd, ish-narratore e audiolibrave.

Ben Peyton, që është shfaqur në “The Bill” në fillim të viteve 2000, e ka rikujtuar Robertsin si “aktor të madh dhe njeri i mrekullueshëm”.

“Të dy ishim larguar nga ‘The Bill’ në të njëjtën ditë në vitin 2001”, ka kujtuar ai në “Twitter”. “Ai erdhi në dhomën time në sheshxhirim dhe më tha: ‘Kanë gabuar me emrat tanë. Ti është dashur të largohesh dy herë!’”.

“The Bill”, që ka debutuar në vitin 1984, ka përshkruar jetën në një stacion fiktiv policor “Sun Hill”, në jug të Londrës.

Fundi i serisë është shënuar më 2010 pas 27 vjetësh transmetim, 26 sezonesh dhe plot 2.425 episodesh.

Më Shumë

UP-ja hap konkursin për pranimin e studentëve në vitin akademik 2025/2026

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin zyrtar për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve baçelor dhe master për vitin...

Dyshohet për dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes – një 25-vjeçar merret në pyetje nga policia në Malishevë

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 29 qershor në fshatin Ngucat të Malishevës, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë...

Lajmet e Fundit