7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Gjyshja godet për vdekje në kokë mbesën 2-vjeçare dhe e mban trupin e vogël të pajetë në një kuti ftohëse

Një gjyshe dyshohet se goditi mbesën e saj dy-vjeçare për vdekje dhe e fshehu trupin e saj në një kuti ftohëse.

LaTonya Austin, 43 vjeçe, akuzohet se i ka shkaktuar vajzës lëndime pas vdekjes duke e mbushur trupin e saj në kuti ftohëse pas rrahjes. Trupi i fëmijës u gjet në çanta plehrash.

Austin sulmoi me egërsi Zaila Lee, e cila vdiq nga trauma e fortë në kokën e saj, tha prokurori i qarkut Hamilton Joe Deters.

Gruaja nga Cincinnati, më pas vendosi trupin e Zaila-s në një kuti freskuese, e cila bëri që ajo të pësonte një krah të thyer dhe prerje të thella në lëkurë, tha Deters.

“Është e pamundur të kuptosh shthurjen e një individi në gjendje që, jo vetëm të godasë një dy-vjeçare aq fort për të shkaktuar vdekjen e saj, por të përpiqet më pas ta fshehë atë krim duke futur trupin e pajetë të fëmijës në një kuti ftohëse. Si baba dhe gjysh, më vjen neveri”, tha Deters në një deklaratë.

Zyra mjekoligjore e Qarkut Hamilton vendosi që vdekja e Zailës ishte një vrasje e shkaktuar nga forca e madhe e goditjes.

Austin u akuzua për vrasje të rëndë, vrasje dhe sulm të rëndë. Ajo, më parë ishte akuzuar për abuzim të rëndë të një kufome si dhe manipulim të provave. Austin mund të përballet me burgim të përjetshëm nëse dënohet për të gjitha akuzat kundër saj.

Gjithsesi, garancia për lirim me kusht e gjyshes u rrit në 500,000 dollarë.

‘Unë jam duke thënë një lutje për vëllezërit e motrat e kësaj viktime dhe anëtarët e Departamentit të Policisë në Cincinnati, të cilëve iu desh të përpunonin dhe hetonin këtë skenë të tmerrshme’, tha Deters.

Më Shumë

Latifi: Kosovës i duhet ndihma profesionale, jo `dyqanet e kirurgjisë`

Kirurgë shqiptarë në mërgatë do ta ndihmojnë Kosovën dhe shëndetësinë e saj, përmes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. Kryetari i këtij kolegji Dr. Rifat...

Komuna e Prizrenit organizon takime për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal

Komuna e Prizrenit, ka filluar mbajtjen e takimeve informuese me qytetarët për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, është...

Lajmet e Fundit