17 C
Prizren
E shtunë, 13 Shtator, 2025

Vdes në spital 18-vjeçarja e shtruar me trombozë pas vaksinimit me AstraZeneca

Një 18-vjeçare që vuante nga një trombozë sinus kavernoze shumë serioze dhe hemorragji cerebrale, ka ndërruar jetë në spital në Genova të Italisë. Mediat italiane raportojnë se 18-vjeçarja Camilla Canepa, dy javë më parë ishte vaksinuar me AstraZeneca, në mënyrë vullnetare në ditën e parë në Liguria që lejoi personat mbi 18 vjeç të merrnin vullnetarisht vaksina të vektorit viral.

Pas hyrjes në spitalin në Genova të shtunën 5 qershor, të dielën e 6 qershorit Camilla ishte operuar për të hequr trombin dhe për të zvogëluar presionin intrakranial. Megjithatë, në ditët në vijim, situata e vajzës së re në kujdes intensiv mbeti tragjikisht e qëndrueshme dhe periudha e vëzhgimit kishte filluar të deklaronte vdekjen e saj në tru. Prindërit kanë autorizuar heqjen e organeve, nga ku do të përfitojnë pesë pacientë, raportojnë mediat italiane.Vajza ishte vaksinuar në autoritetin lokal shëndetësor pas një historie negative të vaksinimit. Më 3 qershor ajo shkoi në urgjencë me dhimbje koke dhe iu nënshtrua skanimit të trurit dhe ekzaminimit neurologjik, që rezultuan të dy negativë, por iu kërkua që përsëriste analizat e gjakut pas 15 ditësh. Më 5 qershor ajo u kthye në urgjencë me trombozë.

Mdërkohë të martën e 8 qershorit një tjetër grua u shtrua në spitalin e Genovas me trombocite të nivelit të ulët në gjak. 34-vjeçarja ishte vaksinuar më 27 maj me dozën e parë të AstraZeneca dhe iu drejtua spitalit për shkak se kishte dhimbje koke.

AstraZeneca (ABX1506) nga e cila kishin qenë dozat që ishin inokuluar te 18-vjeçarja Camilla dhe 34-vjeçarja.

Ky nuk është rasti i parë në Itali, më 4 prill një mësuese 32-vjeçare, e cila ishte vaksinuar në 22 mars, humbi jetën si pasojë e hemorragjisë celebruare.

Më Shumë

Djali kanos nënën në Malishevë, ushtron dhunë psikike ndaj saj

Një burrë është arrestuar në Malishevë, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur nënën e tij. I njëjti, me vendim të prokurorit...

Driton Selmanaj i LDK-së shpalos vizionin për zhvillimin e Prizrenit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka prezantuar sonte programin dhe vizionin e tij për zhvillimin e...

Lajmet e Fundit