15.9 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Christian Eriksen do kryejë ndërhyrje në zemër

Mesfushori i Inter-it, Christian Eriksen do të vendosë një pajisje, e cila do të monitorojë rrahjet e zemrës së tij dhe mund të kontrollojë çdo anomali me goditje të vogla elektrike.

Mjeku i ekipit kombëtar Morten Boesen ka qenë në kontakt me specialistin e zemrës në Rigshospitalet dhe ky është statusi më i fundit lidhur me Christian Eriksen.

“Pasi Christian ka kryer të gjitha ekzaminimet e ndryshme të zemrës, është vendosur që ai duhet të ketë një ICD (starter zemre)”, shkruhet në deklaratën e tij.

Kjo pajisje është e nevojshme pas një sulmi kardiak për shkak të shqetësimeve të aritmisë.

Danezi është duke u rikuperuar në spital, pasi pësoi një arrest kardiak në fushë gjatë humbjes 1-0 së kombëtares së tij ndaj Finlandës.

Ai ka theksuar dëshirën e tij për të kuptuar se çfarë e shkaktoi ngjarjen traumatike.

Ai vijon t’i nënshtrohet testeve, por ndërkohë, ekipi kombëtar danez ka konfirmuar se ai do të jetë i pajisur me një defibrilator kardioverter të implantueshëm i cili do të ndihmojë në mbajtjen e rrahjeve të zemrës së tij në ekuilibër pas arrestit kardiak.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turizmi rural

Prizreni po vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Kosovë, duke tërhequr mijëra vizitorë nga rajoni dhe vende të ndryshme...

Vjosa Duraj emërohet Drejtoreshë e Tatimit në Pronë në Prizren

Ekipit të ekzekutivit në Komunën e Prizrenit i është bashkuar Vjosa Duraj, në pozitën e Drejtoreshës së Tatimit në Pronë. Lajmin e ka bërë të...

Lajmet e Fundit