9.6 C
Prizren
E martë, 21 Tetor, 2025

Arrestohet “Konti i Zi”, pasardhësi i Papës me një të kaluar plot mister dhe krime

 

I pasur, pinjoll i një prej familjeve më aristokrate italiane, pasardhës i një pape. Por kjo nuk e ka penguar Ranieri Adami Piccolominin të cilësohet nga të gjithë, në Romë, si “konti i zi”.

Një histori, ajo e tij, që më shumë se me madhështinë e pushtetit dhe të dhjetëra pallateve historike dhe kështjellave që mbajnë emrin e familjes së tij, i ngjan skenarit të një filmi thriller.

Konti 48 vjeçar u arrestua ditën e djeshme nga forcat e ligjit italiane pasi iu gjet një pistoletë dhe tre karikatorë në trup teksa po shëtiste në Trastevere, një nga zonat më të populluara nga jeta e natës së kryeqytetit italian.

Policia u angazhua në masë nga sinjalizimi i motrës së Ranierit të tmerrshëm, që denoncoi vëllain që kishte vjedhur armën e babait. Duke ditur të kaluarën e tij, policia me të drejtë u alarmua.

Në vitin 2013, në të njëjtin vend, një pensionist 75-vjeçar pothuajse humbi jetën nga plagët që Piccolomini i dha me një armë të ftohtë, një “yll” katër cepash i përdorur nga ninxhat në Japoni. Pak minuta, më parë, edhe një person tjetër ishte sulmuar, për arsye krejtësisht të panjohura. Ndoshta, thjesht për lojë.

Por e kaluara e tij është edhe më e errët. Emri i aristokratit problematik del edhe si një nga të dyshuarit në një vrasje të ndodhur në 1996 në Viterbo, qytezë afër Romës ku banonte më parë. Një i ri 22 vjeçar, Paolo Segatori, u gjet i vdekur nga plagë arme të ftohtë. Piccolomini u akuzua, madje u arrestua fillimisht por më pas u gjykua si i pafajshëm. Por pasioni i tij patologjik për armët, i shtojnë dyshimet mbi “kontin e zi”, pasardhësin e papës Pio II, një nga papat më të rëndësishëm të kishës katolike.

Më Shumë

360 kg mish dhe bombola gazi të padeklaruara ndalohen në Vërmicë

Zyrtarët doganorë në pikëkalimin kufitar të Vërmicës kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar gjatë kontrolleve rutinore, ku është zbuluar mall i padeklaruar. Sipas...

U raportua i zhdukur, gjendet i vdekur një 17-vjeçar në një fshat të Prizrenit

Një 17-vjeçar është gjetur pa shenje jete në rrugën Landovicë–Gjonaj. Tashmë i ndjeri kishte dalë mbrëmë nga shtëpia dhe nuk ishte lajmëruar, ndërkaq sot...

Lajmet e Fundit