Afati i aplikimit për certifikim të partive politike ka filluar dhe përfundon më 16 gusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar të gjitha partitë politike se koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale se afati i aplikimit për certifikim ka filluar dhe përfundon më 16 gusht 2021.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të faqes së KQZ-së, thuhet se kërkesat për certifikim dorëzohen në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, në çdo kohë, gjatë orarit të punës, nga ora 08:00 deri 16:00.

“Njoftohen të gjitha partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët duan të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale se afati i aplikimit për certifikim ka filluar dhe përfundon më 16 gusht 2021. Kërkesat për certifikim dorëzohen në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, në çdo kohë, gjatë orarit të punës, nga ora 08:00 deri 16:00. Për informata shtesë, mund të vizitoni ueb faqen e KQZ www.kqz-ks.org ose kontaktoni në tel. 038 200 81 010”, kanë shkruar në rrjetin social në Facebook.

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit