5.9 C
Prizren
E diel, 19 Janar, 2025

“Hiqni kufizimet” – kërkesa e vazhdueshme e operatorëve turistik

Përfaqësues së Unionit Turistik Shqiptar kanë kërkuar ndryshime të masave kufizuese që janë aktualisht në zbatim, pwrkatwsisth heqjen e orws policore dhe lejimin e muzikws pwrtej kufizimeve aktuale.

Me anë të një letre drejtuar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, drejtoreshës së Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli dhe ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ata kanë shprehur shqetësimet e tyre mbi mbarëvajtjen e këtij sezoni.

“Jemi te mendimit se në kushtet aktuale duhet rishikuar mundësia për zgjerimin e këtyre masave në mënyrë që të ndihmohen bizneset dhe njëkohësisht t’u krijohen kushtet për argëtim turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre, pasi kjo do shtonte kërkesën dhe do bënte të mundur rritjen e numrit të turisteve që do vijnë në Shqipëri”, shkruhet në letrën e tyre.

I kontaktuar nga Albanian Post, kryetari i këtij Unioni, Rrahman Kasa, thotë se janë 250 operatorë turistë të cilët janë dakord për kërkesat. Sipas tij, pushuesit janë ankuar shpesh për moslejimin e muzikës dhe mbylljen në dhomë pas orës 22:00.

Ai shton se ende nuk kanë marrë një përgjigje nga institucionet, ku letra tashmë ka mbërritur.

“Edhe në takimin me ministrin Klosi të realizuar muajin e kaluar ne kemi kërkuar të njëjtën gjë”, sqaroi ai.

Fatos Cerenishti, përfaqësues i një prej operatorëve më të mëdhenj turistik në qytetin e Durrësit deklaron se turistët e huaj që vijnë në resortin e tij shpesh kanë kërkuar që muzika të vijojë dhe jashtë fashës orare të përcaktuar.

“Duke qenë se në kemi zbatuar protokollin e masave Covid19, kërkojmë që të na bëhet ky lehtësim për muajt e verës”, tha Cerenishti për AP-në.

Përgjatë vitit 2020, turizmi shqiptar pësoi rënie. Kjo, si pasojë e masave të marra për të parandaluar përhapjen e pandemisë Covid-19.

Në këtë kohë u ndaluan fluturimet, u mbyllën disa rrugë tokësore, duke qenë se frika ndaj infektimit me coronavirus ishte prezente.

Ka qenë ministri shqiptar i Turizmit, Blendi Klosi, i cili, gjatë një eventi në Prishtinë, “Pusho Shqip”, tha se shqiptarët e Kosovës “(Shqipërinë) e kemi shtëpinë e përbashkët për miliona turistë që vizitojnë anët tona të kufirit. Atëherë kur kishim nevojë për turizëm, ishte Kosova”.

Masat e reja lehtësuese
Sipas qeverisë shqiptare, sezoni veror 2021 parashikohet me masa të lehtësuara. Diçka e tillë do të arrihet me lehtësimin gradual të masave dhe vaksinimin masiv të të gjithë popullsisë.

Lajmin për herë të parë, e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili tha se “në verë do t’i rikthehemi përsëri jetës tonë të dëshiruar”.

Gjithashtu edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, së bashku me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi, gjatë një takim me Task-Forcën dhe operatorët turistikë në Golem, shprehën njëzëri se sezoni i vitit 2021 do të jetë “Covid-Free”.

Nga 1 qershori kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër Covid-19, me një lehtësim të dukshëm pas rasteve të vazhdueshme në ulje dhe një fushatë vaksinimi ndër më të suksesshmet në Evropë.

Aspekti më kryesor është ai i heqjes së mbajtjes së detyrueshme të maskave në ambientet e hapura publike. Pavarësisht kësaj, barriera mbrojtëse do të jetë e detyruar të mbahet në ambientet e mbyllura. Po ashtu, edhe në ambiente të jashtme, ku është e pamundur të ruhet distancimi social.

Ora policore do të pësojë gjithashtu ndryshim, duke lejuar lëvizjen për një orë më shumë. Nga një orë policore prej 22:00-06:00, ajo do të shtyhet në 23:00 dhe do të përfundojë në 06:00.

Nga këto lehtësime, nuk përftojnë klubet e natës dhe diskot. Ato do të vijojnë të jenë të mbyllura, ndërsa muzika do të lejohet deri në orën 22:00. /Albanianpost.com

Më Shumë

Tyson Fury njofton pensionimin nga boksi

Tyson Fury ka njoftuar pensionimin e tij nga boksi përmes një video të publikuar në rrjetet sociale. Fury i cili dështoi që ta fitonte titullin...

Çfarë duhet të presim nga Donald Trump

Nga Ben Blushi Në Greqinë e Lashtë ishte një mbret që quhej Mida, që kishte aftësinë të kthente në ar cdo gjë që prekte. Që...

Lajmet e Fundit