22.8 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025

Diaspora në Kosovë, për dy javë vijnë rreth 300 aeroplanë me mbi 41 mijë udhëtarë

Me fillimin e lehtësimit të masave kundër pandemisë COVID-19, mërgata e Kosovës ka filluar ta shtoj fluksin e ardhjes në vendin tonë.

Sipas zëdhënëses së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara brenda dy javëve janë realizuar 287 fluturime me 41 mijë e 662 udhëtarë.

“Nga data 7 deri 13 qershor janë 137 fluturime me 19 mijë e 750 udhëtarë në arritje dhe 18 mijë e 168 udhëtarë në shkuarje. Ndërsa, nga data 14 deri 20 qershor janë realizuar 150 fluturime me 21 mijë e 912 udhëtarë në arritje dhe 17 mijë e 517 udhëtarë në shkuarje”, tha për Telegrafin, Gara.

Po ashtu, mërgata vazhdon të jetë njëri nga burimet kryesore të financimit të shpenzimeve familjare në Kosovë. Që nga shpallja e pavarësisë, dërgesat e tyre kanë vazhduar të shënojnë rritje.

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se brenda kësaj periudhe janë dërguar 12.6 miliardë euro, shkruan Telegrafi.

Vlera më e madhe e remitencave është ajo e vitit 2020, ku pavarësisht pandemisë COVID-19 mërgata ka dërguar 1.18 miliard euro.

Ndryshe, nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë. /Telegrafi/

Më Shumë

Malisheva mposhtet në shtëpi, kualifikimin e kërkon në Islandë

Malisheva është mposhtur me rezultat minimal në “Fadil Vokrri” nga Vikinguri në kuadër të xhiros së parë parakualifikuese të Conference League. Malishevasit e nisën mirë...

Më 29 qershor u dërgua në spitalin e Prizrenit, fëmija 9 muajsh vdes në QKUK

Një fëmijë nëntë muajsh ka vdekur dje në QKUK në Prishtinë pasi fillimisht ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren nga fshati Gjinoc...

Lajmet e Fundit