13.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Gjykimi për heqjen e “policëve të shtrirë” në Savrovë, dëshmitari tha se kishte qenë në ndikim të alkoolit kur ishte deklaruar në polici

Në gjykimin ku Hasim Berisha po akuzohet se ka kryer veprën penale “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, në seancën e së hënës dëshmitari Bafti Jashari deklaroi se nuk është i sigurte për deklaratën që kishte dhënë në polici për këtë rast, pasi tha se kishte qenë në ndikim të alkoolit.

Fillimisht, dëshmitari Jashraj tha së natën kritike ka diskutuar me të akuzuarin, lidhur me faktin nëse duhet t’i hiqnin apo jo pengesat në rrugë, të njohura ndryshe si “policët e shtrirë”.

“Jemi kapur me fjalë mes vete me Hasimin se duhet t’i heqim pengesat në rrugë apo nuk duhet t’i heqim”, deklaroi ai, duke shtuar se i akuzuari nuk kishte shkruar atë natë në lokal me një copë të “policit të shtrirë”.

“Ka ardhur me një copë të zezë, masë plastike”, ka thënë dëshmitari, raporton “Betimi për Drejtësi”.

E i pyetur nga prokurori Naim Gashi, ai tha se kjo që po deklaron gjatë kësaj seance është e vërtetë dhe se nuk është i sigurte për deklaratën e dhënë në polici, pasi tha se ka qenë në ndikim të alkoolit.

“E vërteta është ajo që po them sot, sepse deklaratën e dhënë në polici e kam dhënë në ndikim të alkoolit dhe nuk jam i sigurt për të”, ka deklaruar Jasharaj.

Tutje, i pyetur nga i akuzuari nëse ka qenë ai që e ka hequr pengesën afër shkollës në Svavrovë, dëshmitari ka mohuar një gjë të tillë.

Pas dëgjimit të tij, prokurori Gashi ka propozuar që në cilësi të dëshmitarit të dëgjohet edhe Nol Basha, i cili tha se ka qenë i pranishëm në atë lokal në ditën kritike.

Gjykatësi Lavdim Bajraktari e caktoi seancën e radhës për 13 korrik, nga ora 10:30.

Hasim Berisha po akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prizren se më 20 dhjetor 2019, rreth orës 02:45 pas mesnate, në rrugën “Uji i mirë” në fshatin Savrovë të Komunës së Suharekës, dëmton pasurinë, pronë publike e të dëmtuarës Komunës së Suharekës.

Këtë thuhet se e ka bërë ashtu që pa ndonjë arsye, derisa ishte duke qëndruar në një lokal, del nga lokali dhe shkon në vendin e lartcekur dhe me një mjet të përshtatshëm i heq nga rruga pesë pengesat (policët e shtrirë), të cilat ishin vendosur nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim, me qëllim të ngadalësimit të shpejtësisë së veturave, për parandalim të aksidenteve në atë zonë, me ç’rast të dëmtuarës i ka shkaktuar dëm material.

Me këto veprime, Berisha akuzohet se ka kryer veprën penale “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321, paragrafi 3 i Kodit Penal të Kosovës, kryesi i së cilës dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet, pavarësisht dëmit të shkaktuar. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Edhe 17 biznese të reja të mbështetura nga komuna e Prizrenit dhe Preda Plus, me mbështetjen e ASB-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë me dije se kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me përfaqësuesit e projektit “Integra – Nxitja e...

Prizren, arrestohen 2 persona sulmuan zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që ata kishin sulmuar zyrtarët policorë. Njëri nga të dyshuarit është dërguar...

Lajmet e Fundit