Mëkat

Prita ta derdhje leht’
D
A
SH
U
R
I
N
Ë
n’qenien që mëkatonte pas ikjes tënde
e si për dëshirë t’egove t’çmendura
ashtu pa faj
m’the se e kishe t’njohur brishtësinë e saj
fshehur mallkueshëm mes gjinjve.
Dhe prajshëm sërish
kërkove t’qeshja si e dal’ mendsh për ty…
të t’mbuloja me flokun e gjatë
sa herë që n’mes natë do kishte ftohtë
e për mosmbajtjen e tonës dashuri
psalmin unë t’ia thosha jetës
pa dashur t’ia derdhja n’sy mëkatet.

Mbrëmë m’the dhe mua ashtu pa faj
se m’njihje më shumë se sa t’brishtë
e k’të n’shtrëngim kraharori
se quaja ndryshe pos një mëkat.

Adelina Xhaferi

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Lajmet e Fundit