16.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Mungon dëshmitari, shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

Për shkak të mungesës së dëshmitarit Tyran Alibajro, është shtyrë seanca e paraparë për të martën, në rastin ku ish-inspektori i ndërtimit në Prizren, Nexhmedin Musliu, po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi tha se ndaj dëshmitarit Alibajro ishte lëshuar urdhëresë për sjellje me dhunë, por që gjykata ishte njoftuar nga ana e policisë se nuk kanë mundur të kontaktojnë personalisht me dëshmitarin.

Mirëpo, ajo tha se familjarët e të njëjtit i kanë njoftuar zyrtarët policorë që do ta informojnë dëshmitarin për thirren e gjykatës, por se ai përsëri nuk është paraqitur në seancë dhe mungesën nuk e ka arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurorja Ervehe Gashi tha se tashmë janë plotësuar kushtet që dëshmitari i lartcekur të sjellët me detyrim nga ana e Policisë së Kosovës, pasi që ndaj tij janë lëshuar dy urdhër arreste dhe se është për seancën e së martës, siç tha ajo, ftesën e ka pranuar por mungesën nuk e ka arsyetuar.

‘Këtë e them ngase natyra e lëndës në të cilën është ai dëshmitar është e natyrës urgjente dhe ka rëndësi të veçantë dhe është prioritet i Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës”, tha prokurorja Gashi.

Mirëpo, gjykatësja Skenderi bëri të ditur se për seancën e radhës, gjykata sërish do lëshojë urdhëresë për sjellje me dhunë ndaj dëshmitarit Tyran Alibajro.

Seanca e radhës u caktua të mbahet të nesërmen, me 23 qershor, në ora 10:30.

Me aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren, të ngritur më 26 nëntor 2019, i pandehuri Nexhmedin Musliu akuzohet për dy vepra penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ai akuzohet se prej datës 23 maj 2017 e në vazhdim, në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar si inspektor komunal i ndërtimit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari ka inspektuar punimet në rrugën “Edit Durham”, të filluara nga i pandehuri Isuf Alibajra, ku konstaton se i njëjti nuk posedon leje ndërtimi nga organet kompetente komunale dhe urdhëron ndalimin e punimeve, mirëpo më pas vepron në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim, duke mos ndërmarr veprime për ndalimin e punimeve dhe rrënimin e objektit, duke u mjaftuar vetëm me inspektim formal.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Musliu, duke mos ndërmarr veprime i ka mundësuar Isuf Alibajra ndërtimin e objektit me etazhitet B+P+2, ndërsa Kuvendit Komunal i ka shkaktuar dëm në vlerën e taksave të papaguara dhe ka dëmtuar infrastrukturën e qytetit në zonën e ndërtimit “Qylhan”.

Tutje, në aktakuzë thuhet se Musliu në prill të vitit 2017 e në vazhdimësi, në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari ka inspektuar punimet në rrugën “Edit Durham”, të filluara nga i pandehuri Shaqir Rrahmanaj, ku konstaton se i njëjti ka tejkaluar lejen ndërtimore nga B+P+2 në B+P+3, urdhëron ndalimin e punimeve dhe i jep afat pronarit për rrënim vullnetar të mbindërtimit.

Sipas aktakuzës, Musliu më 22 dhjetor 2017 sërish del në inspektim dhe konstaton se jo vetëm që nuk ishin ndërpre punimet, por tani objekti kishte etazhitet B+P+4 dhe ndërtim të shkallëve në pronë publike, mirëpo më pas vepron në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim, duke mos ndërmarr veprime për ndalimin e punimeve dhe rrënim, duke u mjaftuar vetëm me inspektim dhe vërejtje formal.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari Musliu, duke mos ndërmarr veprime i ka mundësuar Shaqir Rramanaj ndërtimin e objektit me etazhitet B+P+4 dhe të uzurpojë pronën publike prej 10m2, ndërsa Kuvendit Komunal i ka shkaktuar dëm në vlerën e taksave të papaguara dhe ka dëmtuar infrastrukturën e qytetit në zonën e ndërtimit “Qylhan”.

Ai akuzohet edhe në disa raste të tjera që kanë të bëjë me veprën e njëjtë penale. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Ditëlindja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

Sot mbushen plot 556 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, më 17 janarin e vitit 1468, në Lezhë. Gjergj Kastrioti, Heroi...

I ofroi ryshfet 5 euro policit “për një kafe”, arrestohet shoferi i një autobusi në Vërmicë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, meqë i njëjti i...

Lajmet e Fundit