7.5 C
Prizren
E diel, 14 Dhjetor, 2025

Haskuka përuron tri fusha sportive në lagjen “Ortakoll”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Arhim Ajazi sot kanë bërë përurimin tri fushave sportive në lagjen “Ortakoll” .

“Sporti është zanafilla e një jete të shëndetshme, por edhe të një zhvillimi të mirëfilltë psiko-social. Andaj pa u ndalur po punojmë për krijimin e hapësirave të reja sportive për të gjithë, e në veçanti për të rinjtë dhe fëmijët tanë”.

“Sot ishim në lagjen Ortakoll, ku kemi rregulluar tri fusha sportive, një të basketbollit dhe dy të hendbollit e të futbollit. Në kuadër të këtij projekti kemi bërë riparimin e rrethojave ekzistuese dhe ngjyrosjen e tyre, rregullimin dhe vendosjen e ndriçimit, shtrimin e tartanit në të tre fushat, si dhe kemi vendosur kosha të reja të basketbollit dhe porta të reja të futbollit e të hendbollit”.

“Këtë atmosferë gjallëruese e atraktive në këto fusha me ambiente kualitative, sot e vetëshijuam me ndeshjet që luajtëm me lojtarët dhe kryesinë klubit të basketbollit “Bashkimi” dhe Shoqatën e Referëve të Futbollit”.

“Uroj që këto fusha të shfrytëzohen sa më shumë dhe të nxjerrin në pah talentin e të rinjve tanë në sport!”

Mund të jetë një imazh i 18 persona dhe njerëz në këmbë

 

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i përmbyllës i mekanizmit koordinues për rastet e dhunës në familje

Në Prizren është mbajtur takimi i rregullt, përmbyllës për vitin 2025, i mekanizmit koordinues me akterët që merren me trajtimin e rasteve dhe veprave...

Teatri i Prizrenit mbledh 700 fëmijë në një ditë

Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren ka mirëpritur sot një numër rekord të publikut të vogël, duke mbledhur rreth 700 fëmijë në dy...

Lajmet e Fundit