Dita e parë dhe e fundit e punës: Fotoja e 20 vjeçarit të vrarë në Velipojë i veshur si shef kuzhine

Përplasja për shezllonet në Velipojë, solli vrasjen e 4 personave dhe plagosjen e 2 të tjerëve, mes tyre dhe një 20 vjeçari të pafajshëm

Si pasojë e konfliktit me armë mes dy familjeve biznesmene, të vdekur në vend kanë mbetur Kujtim Ferracaku, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj si dhe Muzerim Zeneli, vetëm 20 vjeç, punëtor dhe sapo kishte mbyllur ditën e tij të pare të punës në hotelin ku ndodhi masakra.

Mësohet se ai punonte në kuzhinën e hotelit “Gocaj” ku kishte ditën e tij të parë të punës, por për të rezultoi të ishte edhe dita e fundit, jo vetëm në kuzhinë që e kishte pasion, por e fundit edhe në këtë botë.

Në rrjetet sociale është publikuar edhe një foto e të riut i veshur si shef kuzhinë, ëndërr që iu pre në mes.

Më Shumë

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Ku është Ukshin Hoti? – Tubim përkujtimor në Krushë të Madhe

Me rastin e përvjetorit të zhdukjes së Ukshin Hoti, në Kompleksin Historik “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe do të mbahet një tubim sensibilizues...

Lajmet e Fundit