Përfshihet nga zjarri një stallë në Prizren, digjen 11 krerë lopë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se i është përfshirë nga zjarri stalla e lopëve të tij.

Rasti ka ndodhur në Prizren.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është përfshi nga zjarri stalla e lopëve të tij. Si pasoj e zjarrit janë djegur 11 krerë lopë ndërsa, dy të tjera janë lënduar nga zjarri”, thuhet në raport.

Vlera e përgjithshme e dëmeve të shkaktuara është lartë. Rasti vazhdon nën hetime.

Më Shumë

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Shumë kosovarë kanë shfrytëzuar ditën e Kurban Bajramit për të festuar dhe për të vizituar qytetet dhe pikat turistike në Shqipëri. Dita e Kurban Bajramit...

Në Rahovec përkujtohet heroi Mentor Krasniqi

Në Rahovec është përkujtuar heroi i Kosovës, Mentor Krasniqi, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike. Në një ceremoni përkujtimore, familjarë, bashkëluftëtarë dhe përfaqësues institucionalë...

Lajmet e Fundit