19.8 C
Prizren
E martë, 30 Prill, 2024

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për aksidentin me fatalitet në rrugën Duhël-Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit për shkaktimin e aksidentit me fatalitet më 26 qershor, D.SH.

Një masë e tillë është caktuar pas seancës dëgjimore, që është mbajtur të hënën, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit e ka përpiluar dhe përfaqësuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Nazmi Krasniqi.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale të rrezikimit të trafikut publik nga neni 370 paragrafi 9, lidhur me paragrafin 6, dhe paragrafin1 të KPRK-së. Prokuroria kërkon që të njëjtit t’i caktohet masa e paraburgimit në bazë të nenit 187 nënpar.1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, ka deklaruar prokurori Krasniqi.

Sipas prokurorit Krasniqi, prokuroria ka vlerësuar që masa e vetme për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale dhe zbatimin e suksesshëm të kësaj procedure është paraburgimi.

Ndërsa, mbrojtësja e të dyshuarit D.SH, sipas autorizimit, avokatja Aurora Mulhaxha e ka kundërshtuar kërkesën e prokurorisë, duke theksuar se masa në fjalë është shumë e rëndë dhe se në vend të sa, duhet të caktohet masa e arrestit shtëpiak.

Me konstatimet e mbrojtëses së tij është pajtuar edhe i dyshuari në fjalë, duke e kundërshtuar kërkesën e prokurorit për caktimin e paraburgimit ndaj tij, si dhe duke shprehë keqardhje për rastin.

Më pas, gjykatësi i procedurës paraprake Njazi Morina ka caktuar për të dyshuarin masën e paraburgimit, e cila do të llogaritet nga 26 qershori 2021 dhe do të zgjasë deri më 25 korrik 2021.

Ndryshe, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, mbi caktimin e masës së paraburgimit të 27 qershorit 2021, D.SH. dyshohet se më 26 qershor 2021, rreth orës 15:20, në aksin rrugor, autostrada Duhël-Malishevë, kilometri i 49-të, nga pakujdesia ka shkelur ligjin për rregullat e trafikut publik, ka rrezikuar jetën e njerëzve.

Sipas kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit, i pandehuri ishte duke drejtuar automjetin Kombi “Mercedes”, duke mos mbajtur shiritin e vetë qarkullues del në shiritin emergjent dhe me pjesën e parë të anës së djathtë të automjetit e godet drejtuesin e automjetit “Citroen”, i cili në momentin e aksidentit ishte në anën e majtë jashtë automjetit, e më pas godet edhe automjetin “Citroen” në anën e majt, i cili ishte ndalur në shiritin emergjent.

Në kërkesë thuhet se si rrjedhojë e fuqisë së përplasjes dhe tronditjes së rëndë humb jetën i dëmtuari N.A., ndërsa dëme të mëdha materiale pësojnë dy automjetet e përfshira në aksident.

Me këtë, ai dyshohet se ka kryer veprat penale “rrezikimit të trafikut publik” nga neni 370 paragraf 9, lidhur me paragrafin 6, dhe paragrafin 1 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2038 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare “Sali Çekaj, heroi i Kosovës”

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj ka vendosur në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Sali Çekaj, Hero i Kosovës”. Bëhet e...

Lajmet e Fundit