6.5 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Rritet numri i të punësuarve në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e statistikave afatshkurtra të shërbimeve, për tremujorin e parë të 2021.

Sipas ASK-së, në tremujorin e parë të vitit 2021, indeksi i numrit të punësuarve ka shënuar rritje për 6.37 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

ASK publikoi edhe indekset e treguesve në aktivitetin e tregtisë, në tremujorin e parë të vitit 2021, të cilat tregojnë se indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje për 15.69 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit 2020.

Ndërkaq, indekset e treguesve në aktivitetin transport, magazinim dhe postë, në tremujorin e parë 2021, tregojnë se indeksi i shitjeve neto në volum ka shënuar rënie 8.04 për qind, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020, mirëpo, indeksi i numrit të punësuarve, sipas ASK-së, shënoi rritje 46.37 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante, në tremujorin e parë 2021 tregojnë se indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 100.78 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, indeksi i numrit të  punësuarve shënoi rritje 9.10 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Indekset e treguesve në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, në tremujorin e parë 2021 tregojnë se indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 20.29 për qind, krahasuar me tremujorin e parë të vitit paraprak, indeksi i numrit të punësuarve shënoi rritje 37.70 për qind, krahasuar me tremujorin e parë 2020. /Gazeta Sinjali/

Më Shumë

Kosova lufton deri në fund, por mundet nga Sllovakia në Prizren

Në një ndeshje të vlefshme për parakualifikimet e FIBA Eurobasket 2029, Kosova luftoi deri në fund, por pësoi humbje ndaj Sllovakia me shifrat 78:89...

Sonte finalja e madhe e Sanremos 2026, 30 artistë në garë për trofeun

Teatri Ariston ka hapur dyert për aktin e fundit të edicionit të 76-të të Festivalit të Sanremos. Mbrëmja e së shtunës, 28 shkurt, shënon...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit