Haradinaj deklaron se është pronar i një firme ndërtimore

Kështu të paktën thonë formularët e deklarimit të pasurisë të Agjencisë kundër Korrupsionit, ku Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij.

Ish-kryeministri i Kosovës është po ashtu pronar i disa tokave dhe shtëpive dhe patundshmërive të tjera.

I pari i AAK-së ka deklaruar se së bashku me bashkëshorten e tij i kanë në bankë 42 mijë e 984 euro e katër cent.

Në formularët e AKK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ka goxha edhe obligime financiare që duhet t’i kthejë.

E po ashtu ai ka bërë të ditur edhe të hyrat vjetore që i merr nga angazhimet e tij.

 

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit