14 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Vritet një shqiptar në Francë

Një person është vrarë mëngjesin e sotëm në Strasburg të Francës.

Sipas raportimeve të mediave franceze, viktima është goditur me dy plumba në kokë dhe një në zemër.

Raportohet se i ndjeri është një 60 vjeçar me nacionalitet shqiptar.

Nuk dihet akoma diçka në lidhje me identitetit e burrit.

Sipas mediave po hetohet në lidhje me konfliktet me grupeve shqiptare në Strasburg edhe pse viktima nuk ishte me precedentë penalë.

Një dëshmitar ka thënë se ka parë dy burra me maska dhe kapele dhe pasi qëlluan për vdekje shqiptarin, ikën me një makinë, e cila u gjet e djegur më vonë.

Po ashtu dëshmitarë të ndryshëm kanë treguar se kanë parë trupin e pajetë në tokë, ndërsa ndërhyrja e mjekëve ka qenë e pamjaftueshme pasi ai kishte ndërruar jetë.

Më Shumë

Përkujtohet dëshmori Xhevdet Morina në 27-vjetorin e rënies

Në 27-vjetorin e rënies heroike është përkujtuar dëshmori i kombit, Xhevdet Qazim Morina, i cili ra më 30 mars 1999 gjatë luftimeve në vendin...

Suhareka përkujton dëshmorët dhe martirët e Greikocit dhe Vraniçit

Kryetari i Suhareka, Bali Muharremaj, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e fshatrave Greikoc dhe Vraniç, duke vlerësuar lart sakrificën e tyre për lirinë e...

Lajmet e Fundit