Berisha po kryen testet mjekësore në Torino

 

Berisha po kryen testet mjekësore në Torino

 1 hour më parë

Torino thuhet se janë në prag të përfundimit të një transferimi për Etrit Berishën, i cili ka mbërritur në qendrën sportive Granata për të kryer testet mjekësore.

Portieri i SPAL është vendosur për një lëvizje në Torino, për të zëvendësuar Salvatore Sirigun.

Portierit shqiptar i ka mbetur edhe një vit nga marrëveshja me ekipin e tij të tanishëm, por Granata thuhet se kanë arritur një marrëveshje mbi një kthim në Serie A.

Berisha ka një përvojë në Serie A nga koha e tij me Lazion dhe Atalantan gjithashtu, duke luajtur 139 herë në kampionatin italian, shkruan Football Italia, tranmseton Klankosova.tv.

Di Marzio raporton se ai ka mbërritur në Torino për të kryer mjekimin e tij me ekipin e Urbano Cairos, dhe do të nënshkruajë kontratën sa më shpejt që të marrë ngjyrën e gjelbërt nga stafi mjekësor.

32 vjeçari, i cili ka 65 ndeshje me Shqipërinë, u transferua në SPAL nga Atalanta më 2019.

 

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit