14.2 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Gjenerali Clark: Njerëzit e Kosovës janë shembull i madh për botën

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark është shprehur i lumtur që po qëndron për vizitë në Kosovë.

Në një konferencë për medien, ai është shprehur i impresionuar me zhvillimet në Kosovë.

Sipas tij, populli i Kosovës është shembull i mirë për botën. “Jam i lumtur që të kthehem për vizitë në Kosovë. Është hera e parë që po e vizitoj Ministrinë e Mbrojtjes, dhe jam i impresionuar, e kam parë gjatë viteve zhvillimin e Kosovës, është një zhvillim në liri, demokraci. Shpresoj që të këtë prosperiteti ekonomik për popullin e Kosovës. Njerëzit e Kosovës janë shembull i madh për botën, për vendosjen, punën dhe për të shërbyer në demokraci”, ka deklaruar ai, pas takimit me ministrin e mbrojtjes, Armend Mehaj.

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës

Në fshatin Suharekë është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60, ku janë kujtuar luftëtarët që ranë gjatë luftës çlirimtare. Në...

Dita Ndërkombëtare e Mamive shënohet në Spitalin e Prizrenit

Në ambientet e Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është shënuar simbolikisht 5 Maji - Dita Ndërkombëtare e Mamive, një ditë...

Lajmet e Fundit