I moshuari në Rahovec qëndroi për disa orë i vdekur në furgon derisa u gjet nga familja

Avdyl Elshani, 76-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një furgon në Rahovec. 

Persona të afërt me familjen e viktimës në kushte anonimiteti thanë për Sinjalin se i moshuari kishte dalë nga shtëpia me furgon, për të blerë disa gjëra.

Por, derisa ishte në automjet i njëjti ka pësuar sulm në zemër dhe ka humbur jetën.

Gjatë asaj kohe, familja e të ndjerit nuk kishin informacione për të dhe filluan ta kërkonin, derisa e gjetën të vdekur në furgon.

Viktima ka qëndruar i vdekur disa orë në veturë dhe nuk është vërejtur nga askush.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia e Kosovës.

Më Shumë

Aktivitet sensibilizues në Prizren kushtuar Ditës Botërore të Melanomës

Me një aktivitet vetëdijesues, të martën në sheshin “Shatërvan” në Prizren është shënuar Dita Botërore e Melanomës, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës...

VV në Prizren uron Kurban Bajramin, bën homazhe te varret e dëshmorëve

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka nisur aktivitetet e Ditës së Kurban Bajramit me homazhe pranë varreve të dëshmorëve dhe vizita në strukturat e Bashkësisë...

Lajmet e Fundit