La derën e ballkonit hapur për t’u freskuar, në mëngjes 27-vjeçarja gjen komshiun në shtrat duke e ngacmuar

Një ngjarje tronditëse ndodhi dje në Palermo të Italisë. Një grua gjeti në mëngjes, në shtratin e saj komshiun, i cili kishte hyrë fshehurazi në shtëpinë e saj.

Sipas mediave italiane, pasi ishte kthyer nga shtëpia, gruaja vendosi ta lë derën e ballkonit të shtëpisë gjysmë të hapur në mënyrë që të freskohej.

Kur u zgjua në mëngjes, 27-vjeçarja gjeti në shtratin e saj komshiun e saj i cili po i prekte trupin.

Viktima tentoi ta largonte me forcë, por i njëjti nuk dorëzohej. Më pas ajo filloi të bërtiste, çka e detyroi atë të largohej.

Pasi njoftoi policinë, 27-vjeçarja rrëfeu ngjarjen dhe më pas u dërgua për trajtim mjekësor.

Kurse 36-vjeçari i dyshuar u arrestua

Më Shumë

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Lajmet e Fundit