13.3 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Hiqen tarifat për studentët e nivelit Bachelor dhe Master në UP

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar janë hequr tarifat për nivelin Bachelor dhe Master në Universitetin e Prishtinës.

Kështu ka bërë të ditur LVV përmes një njoftimi në Facebook.

“Arsim publik falas është kërkesë e kamotshme e studentëve të Universitetit Publik në Kosovë. Kësaj kërkese sot iu përgjigj ministrja e MAShTI-t, Arbërie Nagavci, e cila i siguroi studentët që janë hequr tarifat për nivelin Bachelor dhe Master, dhe që një gjë e tillë po provohet të bëhet edhe me nivelin e doktoratës. Arsimi është një e drejtë për të cilën nuk duhet të paguaj askush, andaj, filluar nga ky vit akademik 2021/2022, në përputhje me Programin Qeverisës të Qeverisë Kurti II, studentët do të lirohen nga tarifat në Universitetin Publik. Më shumë mundësi e më shumë barazi, për të gjithë dhe pa dallim”, thuhet në njoftimin e VV-së

Më Shumë

Malisheva e shokon në fund Prishtinën

Malisheva ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Prishtina, sfidë që u zhvillua në Hajvali. Mysafirët arkëtuan pikët e plota me rezultat 0-1, ku...

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shfrytëzoni mundësinë unike për të blerë shtëpinë tuaj me plane fleksibël pagese. Ofrojmë 2 banesa në zonën moderne "Prizreni i Ri" dhe 3 banesa në...

Lajmet e Fundit