Totaj uron Kurban Bajramin

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj ka uruar Kurban Bajramin.

Në një komunikat për medie, Totaj tha se festa e Kurban Bajramit, përçon kultivimin e gjithëhershëm të dy dimensioneve, atë hyjnor dhe human .

Njoftimi i plotë:

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Dega e PDK-së në Prizren dhe Kryetari  i saj z. Shaqir Totaj,  uron të gjithë besimtarët e besimit Islam,  me urimet më të përzemërta, ku ditët që do të vijnë, të na gjejnë të bashkuar rreth sfidave, por edhe për sukseset tona të përbashkëta.

Festa e Kurban Bajramit, përçon kultivimin e gjithëhershëm të dy dimensioneve, atë hyjnor dhe human.

Përkushtimet tona të përbashkëta shoqërore, do jenë të vazhdueshme  në krijimin e kushteve më të mira për jetë dhe mirëqenie, për të gjithë qytetarët e komunës sonë.

Festa e Kurban Bajramit është: simbol i paqes, i gëzimit, i harmonisë, i qetësisë shpirtërore, moment i lartësimit të Krijuesit tonë dhe koha e përkushtimit të gjithëmbarshëm, për afrim mes njerëzve.

Urime Kurban Bajramin!

Më Shumë

Liria dështon në playoff, mbetet edhe një sezon jashtë Superligës

Liria nuk ka arritur të sigurojë rikthimin në elitën e futbollit kosovar, pasi u eliminua në ndeshjen e playoffit nga Dinamo. Skuadra e drejtuar nga...

64 aksidente trafiku në 24 orë në Kosovë, 25 me të lënduar

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 64 aksidente trafiku në vend. Nga to, nuk është raportuar asnjë aksident...

Lajmet e Fundit