Urimi i Nismës në Prizren për Kurban Bajram: Lutemi tek Zoti që t’i shpërblejë ata që sakrifikuan

Nisma në Prizren ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

“Le të shërbejë kjo festë si mesazh i paqes, lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona”, uron Nisma në Prizren.

Urimi i plotë

Urime Festa e Kurban Bajramit!

NISMA Socialdemokrate – DEGA në Prizren uron të gjithë besimtarët islam me rastin e Festës së Kurban Bajramit me dëshirë që kjo ditë e shënuar të jetë ditë e përforcimit tonë ndaj besimit, sakrificës dhe tolerancës, forcimit të zemrave tona drejtë shkallëve më të larta të devotshmërisë.

Kurban Bajrami është ditë ku duhet të dëshmohet sakrifica dhe solidariteti ndaj nevojtarëve dhe ndaj njëri tjetrit, prandaj lusim Zotin që për këtë të shpërblejë të gjithë ata që sakrifikuan, për mundin e dhënë.

Le të shërbejë kjo festë si mesazh i paqes, lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona.

Urojmë edhe njëherë gjithë besimtarët Islam për festën e Kurban Bajramit, me shpresë që në familjet tona të mbizotërojë paqja, harmonia dhe solidariteti!
Zyra për Infromim,

Më Shumë

VV në Prizren takon gratë e lagjes Dardania

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka zhvilluar një takim me gratë e lagjes Dardania, në kuadër të aktiviteteve të saj politike. Sipas njoftimit të LVV-së, në...

Në Savrovë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në fshatin Savrovë të Suharekës është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nderim të bijve dhe bijave të rënë për lirinë e vendit. Në këtë aktivitet,...

Lajmet e Fundit