3.5 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Kosova mposhtet nga Bjellorusia

Kosova U20 ka pësuar humbje nga Bjellorusia U20 me rezultat 101:60 (22:17, 21:17, 26:9, 32:17), në kuadër të FIBA Men’s European Challengers, që po zhvillohet në Hungari.

Periudha e parë ishte kryesisht e baraspeshuar, ku për një nuancë bjellorusët ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 22:17. Dardanët barazuan shifrat në periodën e dytë, që po ashtu ishte e barabartë deri në katër minutat e fundit, 34:34, kur Bjellorusia filloi shkëputjen dhe përfundoi pjesën e parë në të mirë të saj 43:34.

Bjellorusia nuk u ndal dhe vazhdoi me lojë të mirë edhe në çerekun e tretë, që ishte fatale për djelmoshat kosovarë, 26:9, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 69:43. 10 minutat e fundit ishin formale dhe Bjellorusia triumfoi në fund 101:60. Te Kosova u dalluan Mirlind Zekaj dhe Rron Thaçi me nga 16 pikë dhe Fatlind Shoshaj me 10 pikë e pesë asistime.

Kosova ndeshjen e ardhshme e zhvillon nesër ndaj Hungarisë nga ora 19:30.

Më Shumë

Erërat e forta lënë pa rrymë qendrën e skijimit në Brezovicë

Qendra e skijimit në Brezovicë po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike që nga ora 04:30 të mëngjesit, për shkak të erërave të forta...

Super ndeshjen në Prizren e fiton Bashkimi

Në një super ndeshje, super atmosferë dhe shumë rikthime, Bashkimi fiton dramën ndaj GO+ Pejës  78:74, raporton PrizrenPress. Takimi ishte shumë interesant, ku verdhezinjtë e nisën...

Lajmet e Fundit