1.7 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

U përurua memoriali i dy dëshmorëve në Kobaj të Prizrenit

Sot në fshatin Kobaj u bë përurimi i Memorialit, kushtuar dëshmorëve Nexhat Fanaj dhe Ajdin Rramanaj, si dhe pllakës kushtuar martirit, Nijazi Rramanaj.

Në përurimin e këtij projekti të realizuar nga Drejtoria e Administratës, të pranishëm ishin drejtorët komunalë, familjarët e dëshmorëve, përfaqësuesit e OVL UÇK-së dhe banorët e fshatit Kobaj.

Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari deklaroi se sot në 23 vjetorin e rënies së Nexhat Fanajt dhe 22 vjetorin e rënies së Ajdin Rramanajt është përuruar ky memorial i merituar i dëshmorëve.

“Lufta e fundit në Kosovë ka shënuar një nga historitë më të lavdishme të kombit shqiptar dhe të tillë ishin edhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Familjarët e dëshmorëve dhe banorët e fshatit kanë merituar një memorial të tillë. Nexhat Fanaj dhe Ajdin Rramanaj, ashtu siç është edhe vepra e tyre heroike, ishin atdhetarë të devotshëm dhe altarë të lirisë, të cilët ranë heroikisht, për të mos vdekur kurrë”, deklaroi Hajdari.

Pas përurimit të këtij memoriali, drejtorët komunalë po ashtu bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

Më Shumë

Selman Sokoli, kandidati i Vetëvendosjes që duhet të votohet për deputet në zgjedhje e 28 dhjetorit

Selman Sokoli është kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke garuar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 109. Ai vjen nga...

Qytetari gjen granatë dore në Rahovec, FSK-ja e demolon në mënyrë të kontrolluar

Në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec, gjatë kryerjes së punimeve me ekskavator, një qytetar ka hasur në një mjet të pashpërthyer, që dyshohet të...

Lajmet e Fundit