23.1 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Erdogan në gjendje të rëndë shëndetësore?! – publikohet video ku presidenti turk shihet i molisur

Një video është publikuar teksa shihet presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan se humb kontrollin dhe për pak sa nuk e zë gjumi.

Në fakt, i pari i shtetit turk në mesazhin për Kurban Bajram shihet në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe tejet i lodhur gjera lexon një tekst në promter.

Tashmë mediat turke raportojnë se 67-vjeçari është tejet i sëmurë dhe se kjo po fshihet nga qeveria turke, raporton t24.com.tr.

Kujtojmë se në tetor të vitit 2006 – që ishte muaji i Ramazanit – Erdogani i ra të fikët në veturën e tij dhe u intervenua shpejt duke thyer xhamin për ta nxjerrë jashtë dhe më pas u dërgua në spital. Atë ditë, mjeku që ndërhyri vdiq nga gripi gjashtë muaj pas këtij incidenti, pretendohet se kjo vdekje është e dyshimtë.

Ndryshe, presidenca dhe qeveria turke këto pretendime i kanë quajtur të pavërteta dhe trillime të njerëzve që janë të afërt me organizatën FETO.

 

Më Shumë

Besnik Krasniqi nuk rikandidon për kryetar të AAK-së në Prizren

Kryetari i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Besnik Krasniqi, ka njoftuar se me përfundimin e mandatit të tij aktual,...

Kosova në një moment reflektimi të thellë

Nga Shaqir Totaj Kosova nuk është ndërtuar lehtë. Ajo është produkt i një rruge të gjatë sakrifice, përpjekjeje dhe besimi të palëkundur në liri. Nga...

Lajmet e Fundit