Shqiptarja arrin në finale të Lojërave Olimpike

Atletja shqiptare Luiza Gega është kualifikuar për në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike “Tokio 2020’”.

Gega garoi sot në baterinë e dytë të kësaj disipline, ku u klasifikua e pesta me kohen 9’23?85. Asaj i mjaftoi kjo kohë për ta siguruar finalen e 4 gushtit.

Ne klasifikimin e përgjithshëm të kësaj gare, pas 3 baterive, Gega u rendit ne vendin e 11-të mes 41 atleteve. Ne finale shkuan 15 më të mirat.

Gega mbetet atletja e vetme nga Shqipëria që është ende në garë për t’ia sjellë medaljen e parë olimpike në histori të sportit shqiptar.

  

Më Shumë

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit