9.9 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

U mblodhën që ta varrosin, momenti kur e vërejnë se burri që e shpallën të vdekur po merrte frymë

“I ndjeri” u shpall i gjallë në funeralin e tij pasi vajtuesit, të cilët qëndronin pranë arkivolit të hapur, vunë re se ai merrte frymë.

Një incident i çuditshëm ndodhi në fillim të kësaj jave në një fshat në Liban.

Qytetarët që erdhën për t’i bërë nderimet e të ndjerit, kur kuptuan se i ndjeri ishte gjallë, filluan të regjistrojnë kaos me celularët e tyre. Pamjet që qarkullojnë rrjetat tregojnë shumë njerëz të mbledhur pranë arkivolit, teksa një grua qan duke qarë teksa prek “të ndjerin e gjallë”.

Në momentin tjetër, ata fillojnë t’i japin personit frymëmarrje artificiale. Procesioni u ndal në mes të rrugës, për të pritur ambulancën.

Mediat lokale raportojnë se mjeku “i shpalli të vdekurit të gjallë”, por nuk sqarohet se si ndodhi lëshimi i tmerrshëm, i cili mund të kishte çuar në varrimin e njeriut të gjallë./Telegrafi

Më Shumë

Arrestohet një person në Rahovec për dhunë në familje, dyshohet se dëboi bashkëshorten dhe tre fëmijët nga shtëpia

Një person është arrestuar në Rahovec nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tyre. Sipas policisë, rasti ka...

Borxhet ndaj futbollistëve – Ballkani, Liria, Trepça, Vushtrria dhe Feronikeli ’74 me merkato të bllokuar nga FIFA

Në futbollin kosovar është bërë një fenomen shqetësues që klubet të kenë borxhe ndaj futbollistëve dhe mos të përmbushin obligimet kontraktuale. Gjatë këtij viti...

Lajmet e Fundit