LDK: Haskuka po i shantazhon qytetarët

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren e quan shantazh ftesën e fundit të Komunës drejtuar tatimpaguesve që t’i fshijnë borxhet me këste, “ndryshe do të iniciojmë procedurën të përmbaruesi”.

“Kryetari Mytaher Haskuka i paska kërcënuar edhe qytetarët që këtë vit të vështirë pandemie, nuk kanë arritur që me kohë të përmbushin obligimin e tatimit pë pronat që posedojnë”, thuhet në reagimin e LDK-së në Prizren.

“Qytetarët e Prizrenit janë të njohur për bashkëpunues të mirë dhe përmbushje të obligimeve tatimore, ata nuk meritojnë shantazhe e presione të tilla”.

“Një thirrje miqësore e kryetarit do të kryente punë mjaftueshëm, dhe jo formën që ky zgjedh gjithmonë, kërcënimin me procedura përmbaruese”.

Sipas LDK-së, qeverisja e Haskukës secilën ditë po tregon se ka dështuar në realizimin e premtimeve .

“Qeveria komunale në Prizren, përgjatë gjithë mandatit katërvjeçar, nuk ka ditur e as që ka bërë pëpjekje të mësoi se si të realizoi projekte që do të përmirësonin kualitetin e jetës tuaj të përditshme”.

“Si rezultat i mungesës së ideve, kreativitetit dhe vullnetit për të punuar, Komunës së Prizrenit edhe këtë vit i kanë shkuar në suficit 8 milionë e 688 mijë e 134 euro nga buxheti final që ka pasur prej 53,654,638.00 euro”.

“Sipas raportit të auditorit, komuna ka shpenzuar vetëm 44,966,503.53 milionë euro apo 84% të buxhetit”.

“Në raport po ashtu nënvizohet fakti se kjo komunë ka shpenzuar buxhetin vetëm 5% më mirë se në vitin paraprak, që i bie se këtë vit zgjedhor po bëjnë përpjekje të bëjnë diçka sipërfaqësore për efekte elektorale, por pa sukses”.

“As gropat nëpër rrugë nuk ja dolën ti mbyllin, me gjithë kaosin e krijuar në pikën e verës e ardhjes së bashkëatdhetarëve”.

 

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Lajmet e Fundit