Rekord evropian, Italia shkruan historinë në 100 m

Italia kalon në finale të 100 metrave për meshkuj në “Tokyo 2020” falë sprintierit Marcell Jakobs. Po jo vetëm kaq, ai vendosi rekord evropian në garën e 100-metrave.

Jakobs e përfundoi garën për 9 sekonda e 84 të qindtat, një kohë fantastike kjo, duke thyer rekordit që mbahej nga Francis Obikelu që nga viti 2004. 27-vjeçari është nga Teksasi i Amerikës, por ka lindur në Itali dhe çuditërisht nuk flet anglisht.

Babai i tij, një ish-ushtarak, shprehej kohë më parë se nuk fliste me të birin, pasi marrëdhëniet midis tyre ishin shumë të këqija. Me punë dhe vullnet, duke lënë pas të gjitha vështirësitë, sprinteri italian tani hyri në histori me rekordin e tij.

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit