Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe ‘EC Ma Ndryshe’ nënshkruajnë memorandumin e mirëkuptimi

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha dhe drejtori ekzekutiv i OJQ ‘EC Ma Ndryshe’, Valon Xhabali, të martën, kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit për realizimin e aktiviteteve në fushën e trashëgimisë kulturore.

“Kjo marrëveshje e bashkëpunimit vjen si rrjedhojë e bashkëpunimeve paraprake në mes të dy palëve për të siguruar trajtimin cilësor dhe gjithëpërfshirës të mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore në territorin e Komunës së Prizrenit”.

“Me këtë marrëveshje palët kanë rënë dakord që të zgjerojnë aktivitetet e tyre për të adresuar dhe përmbushur objektivat e përbashkëta e reciproke, konkretisht me hartimin e Platformës digjitale të Qendrës Historike të Prizrenit si dhe bashkërendimin e aktiviteteve për shënimin e Ditëve të Trashëgimisë Kulturore Evropiane për këtë vit”.

“Hartimi i Platformës digjitale të Qendrës Historike të Prizrenit do të pasqyrojë gjendjen e aseteve të trashëgimisë kulturore në këtë zonë të mbrojtur, ku do të përfshihen edhe informatat zyrtare për asetet dhe vlerat e ndryshme që posedon kjo qendër historike”.

“Të dhënat e kësaj platforme do të ndërtohen mbi të dhënat e grumbulluara nga viti 2017 dhe të prezantuara në Planin e Menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit, që është miratuar në vitin 2020”.

Më Shumë

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Sulmohet një autobus me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin Pagarushë, një autobus është sulmuar me armë zjarri. Rastin e ka...

Lajmet e Fundit