Sonte starton edhe Bundesliga

Këtë të premte rinis kampionat gjerman. Bavarezët, të cilët u kurorëzuan kampionë të Gjermanisë majin e kaluar kur fituan titullin e 9-të radhazi, tani ju duhet ta mbrojnë nga sulmi i Leipzig, Borusia Dortmund dhe jo vetëm.

Bayerni ka marrë Upemacanon nga Leipzig, pa lëshuar të mëdhenjtë, që nga Alphonso Davies e deri te Kimmich Coman e Lewandowski.

Megjithatë ka humbur David Alaban. Pas debutimit në Bundesliga vjen menjëherë sfida e rëndësishme me rivalët e Dortmundit për Superkupën e Gjermanisë.

Bayerni e nis sezonin në udhëtim te Borussia Moenchengladbach, sfidë që do të zhvillohet nga ora 20:30.

Më Shumë

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit