11.2 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Ministria e Shëndetësisë ia dhuron një autoambulancë Komunës së Prizrenit

 

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ia ka dorëzuar të premten një autoambulancë të re, të dhuruar nga Ministria e Shëndetësisë, kryetarit të komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka.

Kjo autoambulancë posedon të gjitha kushtet dhe pajisjet e nevojshme për ofrimin e ndihmës së shpejtë.

“Para marrjes së mandatit, në shërbim të qytetarëve të Prizrenit ishin vetëm tri autoambulanca, ndërkaq tani janë shtuar edhe shtatë të tjera, duke çuar kështu numrin e autoambulancave në dhjetë, e cila mundëson intervenim shumë më të shpejtë në rastet urgjente që paraqiten. Jam shumë i lumtur me punën që po bëhet në shëndetësi, ku i kemi përmbushur të gjitha premtimet tona dhe po vazhdojmë përtej premtimeve. Falënderoj Ministrinë e Shëndetësisë për mbështetjen dhe Drejtorinë e Shëndetësisë për punën”, ka thënë kryetari Haskuka./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Publikohet orari i Play-Off-it në Superligë

Vetëm në minutat e fundit është përcaktuar renditja përfundimtare e sezonit të rregullt në ProCredit Superligë, duke sjellë një fazë “Play-off” që premton spektakël...

Tingujt e Festivalit të Muzikës pushtojnë Prizrenin

Kushdo që kaloi kah qendra e Prizrenit nga mesdita e së martës e deri pasdite, veç bukurive natyrore që pa, arriti të kënaqet edhe...

Lajmet e Fundit